Presidenti Trump ia shqyrton licencën televizionit NBC

PUBLIKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, hapi mundësinë e shqyrtimit të licencës mediatike për televizionin NBC News dhe rrjete të tjera, për shkak të raporteve, sipas tij, të pafavorshme.

NBC ka raportuar se presidenti Trump dëshiron të rrisë arsenalin bërthamor të Amerikës për gati dhjetë herë.

Trump, përmes një postimi në Twitter, tha se ky është “lajm i rremë” dhe “trillim i pastër”.

NBC ka zemëruar Shtëpinë e Bardhë edhe javën e kaluar, kur ka thënë se sekretari i Shtetit e ka quajtur presidentin “idiot”.

Duke folur më pas për gazetarët, Trump tha se nuk e ka ndërmend të rrisë arsenalin bërthamor.

Ngjashëm pohoi edhe sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis. /rel/

 

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...