Presidenti sirian, Bashar Assad, ka thënë sot se ngjarjet që po ndodhin në qytetin sirian, Aleppo, janë moment historik.
Po ashtu, ai ka thënë se bota do të jetë ndryshe pas asaj që e quajti çlirim të Aleppos, transmeton Express.
“Ajo çfarë po ndodh sot është se po shkruhet historia nga secili qytetar sirian. Shkrimi i historisë nuk filloi sot, por filloi gjashtë vite më parë, kur kriza dhe lufta kundër Sirisë filloi,” ka thënë Assad.
Assadi i ka bërë këto komente përmes një video të publikuar nga Presidenca e Sirisë në Twitter./Express/


