Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i shqetësuar: Kosova me aksion tjetër në Veri

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sipas informatave që ka, Kosova gjatë nëntorit do të ndërmarrë aksione të tjera në Veri.

Sipas Vuçiq, kjo gjë do të ishte katastrofike, raporton b92, transmeton Indeksonline.

“Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tmerrshme për popullin tonë”, ka thënë Vuçiq pas takimit me kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiq.

Vuçiq ka përmendur datën 6 nëntor kur Qeveria e Kosovës mund të nisë aksionin për marrje nën kontroll të trafostacionit “Valaç” në afërsi të Zveçanit.

Sipas mediave serbe, përmes këtij trafostacioni shpërndahet 85 për qind e rrymës për veriun.

“Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë gjë e mirë edhe për ta. Duhet të mendojnë mirë për vendimet e tyre. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm mund të ndërmarrim veprimet që na diktohen pa fajin tonë”, ka thënë Vuçiq, duke lënë të kuptohet se do të ketë rezistencë të serbëve lokalë.

Siç thotë ai, marrëveshja e Brukselit është e rëndësishme, pikërisht që ata të mos ndodheshin në një situatë si sot, “por kanë gabuar rëndë nëse mendojnë se u përshtatet”./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

“Standarde të dyfishta”, shqetësimet brenda Kosovës për “shqetësimet” e BE-së rreth Ligjit për Speciale

Votimi në Kuvend për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Specialen nuk kaloi pa reagimin e...

Këto vende mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se cilat vende do të kenë sot ndërprerje të rrymës për...

Moti sot me diell, temperaturat deri në 25 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti gjatë fundjavës do të jetë i...