Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë me dije se do të udhëtojë me ekipin e tij për në Paris, me shpresë për ta parë skuadrën e vet duke e bërë një rikthim tjetër madhështor kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve. Joan Laporta u zgjodh president i ri i Barcelonës, pas fitores bindëse në zgjedhjet presidenciale të 7 marsit në klubin katalonas, raporton Gazeta Express. Laporta i mposhti dy kundërshtarët e tij Victor Font dhe Antoni Freixa, duke i fituar 54.28% të votave të dielën. Laporta do të jetë presidenti i 41-të në historinë e klubit të Barcelonës dhe ky do të jetë mandati i tij i dytë si president. Barcelona do të përballet me PSG-në në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve këtë të mërkurën, por do ta ketë një mal për ta kapërcyer nëse dëshiron ta arrijë çerekfinalen, pasi e humbi 4:1 ndeshjen e parë në shtëpi. Por presidenti i ri Laporta do të udhëtojë drejt Parisit për ta përkrahur skuadrën me shpresë se do ta arrijë një tjetër përmbysje të jashtëzakonshme pas asaj të vitit 2016. “Do të shkojmë në Paris për të parë nëse mund ta arrijmë rikthimin”, tha Laporta pasi i fitoi zgjedhjet presidenciale. /Gazeta Express/

PUBLIKUAR

Presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta, ka bërë me dije se do të udhëtojë me ekipin e tij për në Paris, me shpresë për ta parë skuadrën e vet duke e bërë një rikthim tjetër madhështor kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Joan Laporta u zgjodh president i ri i Barcelonës, pas fitores bindëse në zgjedhjet presidenciale të 7 marsit në klubin katalonas, raporton Gazeta Express.

Laporta i mposhti dy kundërshtarët e tij Victor Font dhe Antoni Freixa, duke i fituar 54.28% të votave të dielën.

Laporta do të jetë presidenti i 41-të në historinë e klubit të Barcelonës dhe ky do të jetë mandati i tij i dytë si president.

Barcelona do të përballet me PSG-në në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve këtë të mërkurën, por do ta ketë një mal për ta kapërcyer nëse dëshiron ta arrijë çerekfinalen, pasi e humbi 4:1 ndeshjen e parë në shtëpi.

Por presidenti i ri Laporta do të udhëtojë drejt Parisit për ta përkrahur skuadrën me shpresë se do ta arrijë një tjetër përmbysje të jashtëzakonshme pas asaj të vitit 2016.

“Do të shkojmë në Paris për të parë nëse mund ta arrijmë rikthimin”, tha Laporta pasi i fitoi zgjedhjet presidenciale. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...