Presidenti i PSG-së mesazh të qartë Real Madridit: Mbappen s’do ta shesim kurrë

PUBLIKUAR

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, i ka dërguar Real Madridit mesazh të qartë në lidhje me Kylian Mbappen, duke këmbëngulur se yllin francez nuk e ka ndërmend ta shesë e aq më pak të lejojë të largohet falas.

Ka kohë të gjatë që Real Madridi synon ta sjellë Mbappen në Santiago Bernabeu dhe së fundmi është duke u përfolur bujshëm se një gjë e tillë mund të ndodhë përfundimisht këtë verë, raporton Gazeta Express.

Thashethemet për kalimin e mundshëm të francezit në kryeqytetin spanjoll u shtuan dukshëm duke e parë hezitimin e Mbappes për ta vazhduar kontratën me Parisin.

Marrëveshja e Mbappes me PSG-së mbaron në verën e vitit 2022 dhe nëse ai nuk e vazhdon atë, atëherë do të jetë i lirë të largohet nga kryeqyteti francez pas një viti.

Por shefi i gjigantit të Ligue 1 është i vendosur në qëndrimin e tij për të ardhmen e Mbappes.

Duke folur për të ardhmen e 22-vjeçarin, Al-Khelaifi tha: “Do të jem i qartë. Kylian Mbappe do të vazhdojë të qëndrojë këtu në Paris Saint-0Germain. Ne nuk do ta shesim atë kurrë dhe ai nuk do të largohet nga klubi si lojtar i lirë asnjëherë. E pamundur”.

Mbappe pritet të vendosë përfundimisht për të ardhmen pas Kampionatit Evropian 2020, ku do të marrë pjesë me Francën gjatë këtij muaji. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...