Presidenti i Napolit i ndëshkon Hysaj e Rrahmanin me shokë pas humbjes nga Lazio

PUBLIKUAR

Dy humbje radhazi dhe 5 të tilla në 13 javë kampionat, janë shumë për një skuadër si Napoli, që pretendon edhe titullin kampion, ndërsa disfata 2-0 mbrëmë ndaj Lazios ja prishur ndjeshëm humorin e presidentit De Laurentiis.

Ky i fundit ka urdhëruar që skuadra të futet në grumbullim pas seancës së sotme stërvitore dhe të qëndrojë aty deri para ndeshjes me Torinon të mërkurën, një sfidë të cilën bosi napolitan ka kërkuar të fitohet me çdo kusht.

Janë tronditur edhe pozitat e trajnerit Gennaro Gattuso, i cili ishte shumë pranë firmës mbi kontratën e re, por që tani gjithçka është pezulluar nga De Laurentiis, i cili pret një reagim nga skuadra në fushë, për t’u bindur se ish trajneri i Milanit është i duhuri për të drejtuar ekipin.

Nga ana tjetër vetë Gattuso është i shqetësuar jo vetëm për dy humbjet radhazi, por edhe për dëmtimet që po i shtohen, sidomos në repartin e sulmit, ku pas Mertens e Osimhen, mbrëmjen e djeshme është ndalur edhe meksikani Hirving Lozano.

Ndaj Torinos vendin e meksikanit do ta marrë kapiteni Insigne, ndërsa në mbrojtje do të mungojë senegalezi Khalidou Koulibaly, i cili u dëmtua ndaj Lazios dhe do të rikthehet vetëm në fillim të vitit të ardhshëm. Fitorja ndaj Torinos të mërkurën është mënyra e vetme që napolitanët të festojnë ashtu siç duhet Krishtlindjet këtë vit.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...