Presidenti i Filipineve – shefit të grupit për të drejta të njeriut: A je homoseksual apo pedofil?

PUBLIKUAR

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, e ka thumbuar dje shefin e Komisionit për të Drejta të Njeriut (KDN), duke e pyetur nëse është pedofil për shkak të përqendrimit të tij në vrasjet e adoleshentëve në luftën e përgjakshme të qeverisë ndaj drogës.

Duterte, po ashtu iu ka sugjeruar ligjvënësve se buxheti i propozuar nga KDN në shumë prej 678 milionë pesos (rreth 11 milionë euro) do të mundë të përdorej për t’i pajisur policët me kamera në trup nëse legjislatorët parapëlqejnë mos rikthimin e financimit për agjencinë, me të cilën Duterte është përplasur vazhdimisht për shkak të luftës së tij kundër drogës, transmeton Express.

KDN ka propozuar buxhet prej 1.72 miliardë pesos për vitin 2018, por qeveria ka propozuar 678 milionë pesos. Aleatët e Dutertes në dhomën e ulët të Kongresit votuan për t’ia ndarë KDN-së vetëm 1.000 pesos (16 euro), gjë të cilën kritikët e luftës ndaj drogës e shohin si hakmarrje ndaj përpjekjeve të KDN-së për t’i hetuar mijëra vrasje në 15 muajt e fundit, përfshirë ato të dy adoleshentëve në gusht të këtij viti.

“Pse është ky tip kaq… i ngulfatur me çështjen e të rinjve, veçanërisht djelmoshave? A jeni pedofil?” ka pyetur Duterte, duke iu referuar shefit të KDN-së, Chito Gascon.

“Pse jeni të dashuruar me adoleshentët? A jeni? I kam dyshimet e mia. A jeni homoseksual apo pedofil?” ka pyetur ai

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...