Presidenti i Barcelonës e mbron Koemanin: Ronald po bën punë të mirë

PUBLIKUAR

Presidenti i përkohshëm i Barcelonës, Carles Tusquets, i ka dalë në mbrojtje trajnerit Ronaldo Koeman, pas barazimit të katalonasve 2:2 me Valencian të shtunën në La Liga.

Tifozët e Barcelonës kanë nisur t’i shprehin pakënaqësitë e tyre me punën dhe metodat e trajnerit holandez, i cili i mori drejtimin e skuadrës në gusht, transmeton Gazeta Express.

Por Tusquets beson se Koeman po bën punë të mirë me skuadrën.

“Nuk do ta fajësoj askënd, Koeman po bën mirë dhe e ka përkrahjen time”, tha Tuesquets.

“Kam ngrënë disa herë me Koemanin dhe ai më duket optimistik”, shtoi ai.

Barcelona ngel tetë pikë mbrapa liderit të La Ligës, Atletico Madrid, edhe pasi e ka luajtur një ndeshje më shumë.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...