Presidenti francez ka bërë diçka që asnjë lider botëror më parë nuk ka pasur guximin t’i bëjë Putinit (Foto/Video)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Rrahje mes dy femrave në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat femra kosovare, janë përleshur në mes...

Policia gjenë armë pa leje tek një shtëpi në Llugaxhi

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit mashkull kosovar,...

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka bërë diçka që asnjë lider tjetër botëror nuk ka pasur guximin ta bëjë në prezencë të presidentit rus Vladimir Putin.

 

Derisa ishte duke biseduar me homologun e tij rus, Macon ka kritikuar ashpër mediat ruse të cilat sipas tij po bëjnë propagandë, transmeton Telegrafi.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetareve në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me presidentin rus, Macronit i është kërkuar të sqaroj vendimin që gjatë fushatës presidenciale t’ia ndalojë qasjen “Russia Today” dhe “Sputnik”, ai tha se këto dy media kanë bërë propagandë të madhe kundër tij.

“Russia Today dhe Sputnik kanë qenë media me ndikim, që në disa raste kanë raportuar të pavërteta serioze për mua dhe fushatën time. Kjo është arsyeja pse nuk janë ftuar në kampin tim zgjedhor. Duhet ta pranojë që Russia Today dhe Sputnik nuk kanë vepruar si media dhe gazetarë, por si agjentë që mundohen të ushtrojnë ndikim dhe propagandë. Këtë kurrë nuk do ta lejoja”, ka shtuar presidenti francez, derisa po qëndronte vetëm disa centimetra larg të parit të Kremlinit.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...