Presidenti francez, adoleshentit që i drejtohet me nofkën “Manu”: Më quaj zotëri president (Video)

PUBLIKUAR

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka dhënë leksion një adoleshenti francez i cili e quajti sipas nofkës “Manu”, dhe këndonte himnin e socialistëve para tij, shkruan Reuters.

Kjo ngjarje që është filmuar nga kameramanët ka ndodhur në veri të Francës, në 78 vjetorin e vdekjes së gjeneralit General Charles de Gaulle, transmeton Telegrafi.

Djaloshi rreth moshës 15 apo 16-vjeç po qëndronte prapa rrethojave mbrojtëse, derisa Macron po kalonte para turmës dhe po këndonte Internacionalen, dhe më pas i është drejtuar presidentit me fjalët: “Manu ç’kemi?”

Por, duket se kjo qasje i pengoi shumë presidentit francez i cili iu kundërpërgjigje, duke i thënë se nuk guxon të sillet ashtu pasi janë në një ceremoni zyrtare.

“Mund të sillesh keq, por ne sot po këndojmë Marsejezen. Të lutem të më drejtohesh me zotëri president”, ka deklaruar Macron.

Djaloshi menjëherë i kërkoi falje, ndërsa Macron vazhdoi duke e qortuar.

“Duhet të sillesh mirë. Nëse dëshiron që një ditë të bësh revolucion, fillimisht duhet të shkollohesh dhe të marrësh diplomën”, ka shtuar Macron.

Kjo nuk është hera e parë që Macron u mbanë leksion atyre që nuk e respektojnë apo e provokojnë.

Gjatë kampanjës presidenciale gjatë vitit të kaluar një punëtor e kishte akuzuar se është një “burrë i veshur në kostum”, derisa presidenti i është përgjigjur duke i thënë “mënyra më e mirë për të paguar kostumin është të gjesh punë”. /Telegrafi/

BFMTV

@BFMTV

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...