Presidenti – çmimi që pagoi Republika

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Në një proces përplot parregullsi e nën shtetrrethim policor Hashim Thaçi u kontrabandua si president, vetëm kur arriti të kontrabandojë dhe të blejë fillimisht votat e LDK-së, të atyre që mbaheshin të pavarur dhe sidomos kur arriti të shkëmbejë votat e Listës Serbe me koncesione të radhës për Serbinë, siç po thuhet: formimin e komunës së Prilluzhës, themelimin e “Zajednicës” sipas Marrëveshjes së 25 gushtit, zgjerimin e kompetencave të “Zajednicës” dhe kuotimin e kompetencave për zëvendëskryeministrin e Kosovës nga Lista Serbe dhe të  zëvendëskomandantit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës të nominuar nga presidenti i “Zajednicës” e deri tek mbikëqyrja dhe mbledhja e të ardhurave nga doganat që janë në kufi me komunat me shumicë serbe.

Që në ditën e votimit, qartazi dihej se Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë bërë lëshime tjera ndaj Listës Serbe, pos atyre që kishin bërë me rastin e nënshkrimit të koalicionit, gjithnjë edhe më të dëmshme se më parë, si çmim për votat e tyre për presidentin. Parashikueshmëria e veprimeve të Isës dhe Hashimit ka arritur pikën e përllogaritjes së saktë të lëshimeve të tyre për Listën Serbe. Çdo veprim politik i tyre ka një kosto që i faturohet Republikës për t’iu paguar Serbisë, sikundër që çdo votë e Listës Serbe e dhënë në Kuvendin e Kosovës shënon një përfitim shtesë për Serbinë.

E tëra po ndodh kur kjo Qeveri e braktisur nga populli, në arratisje e sipër nga ballafaqimi me verdiktin e këtij të fundit ka zgjedhur të plotësojë gjithfarë kërkesash deri në zhbërjen e Republikës, vetëm që të realizojë egoizmat karrieriste të dy individëve, siç është rasti me Hashimin dhe Isën. Kur do të duhej të largoheshin nga institucionet dhe të shpalleshin zgjedhjet këta dy, të ngelur të vetëm përballë qytetarëve të Republikës, të strehuar dhe të marrë në mbrojtje nga Lista Serbe, po kërcënojnë qytetarët dhe përndjekin opozitën, gjersa në anën tjetër po vazhdojnë t’i zotohen Serbisë dhe Listës Serbe për lëshime tjera në dëm të substancës së shtetit.

Qetësia dhe siguria që po ua jep kjo Qeveri Listës Serbe dhe Serbisë është me të drejtë shqetësimi dhe pasiguria e qytetarëve të Republikës, që zbërthen më së miri atë çfarë përfaqëson realisht kjo Qeveri. Ky zotërim i Qeverisë dhe i orientimit të vendit nga Lista Serbe është zotërim me mjete tjera i Kosovës nga Serbia, duke bërë që çdo çështje që jetësohet në Kosovë të kapërcejë pashmangshëm nëpër Beograd.

Në të vërtetë, qeverisja e Kosovës ka dy vullnete si bazë, por asnjëri i qytetarëve të saj. I pari, që varet përhershmërisht nga i dyti dhe i përkulet atij, përfaqëson një të vogël, meskin dhe të paqëndrueshëm, që është vullneti i Isës dhe Hashimit për të përmbushur orekset e tyre personale, ndërsa i dyti, shumë më i fortë, i menduar dhe i planifikuar mirë, është vullneti i Listës Serbe që po mundëson realizimin e apetiteve të Serbisë.

Vendosja e shtetit kokëposhtë nga kjo Qeveri, vetëm për shkak të përmbushjes së tekeve e qëllimeve personale të tre protagonistëve të saj në kurriz të shtetësisë, nuk garanton asgjë tjetër veç vetes së tyre dhe një truall të begatë për kërkesat e Listës Serbe dhe qëllimet e Serbisë përkrah të cilave Serbia po ndihet e përfaqësuar dhe e pranishme në çdo çështje e në çdo cep të Kosovës, platforma e së cilës e synon atë dhe e cila pa Isën dhe Hashimin do të ishte e pamundur.

Platforma e prezantuar nga Nikoliqi është e varur nga roli i katër individëve, tre nga Kosova e vetëm njëri nga Serbia: Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Aleksander Vuciq. Platforma e Serbisë për Kosovën bie me rënien e Isës, Hashimit dhe Kadriut, por jo edhe me rënien e Vuçiqit. Rrjedhimisht, sado paradoksale, për Serbinë dhe interesat e saja në Kosovë është shumë më e rëndësishme që PDK-ja dhe LDK-ja të jenë në pushtet këtu sesa partia e Vuçiqit atje. Prandaj, prania e Nikoliqit në ceremoninë e betimit të Hashimit si president, i ftuar publikisht nga ky i fundit, do të ishte gjëja më e natyrshme, si vazhdimësi e kësaj platforme.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...