Presheva, pa flamuj e me polici

PUBLIKUAR

Presheva, pa flamuj e me polici

Në një aksion të ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit janë hequr flamujt kombëtar të vendosur në shtyllat e rrugëve kryesore të Preshevës.

Dëshmitarët okular i kanë thënë portalit informativ Titulli.com se flamujt janë hequr në agim të ditës së martë nga njerëz pa uniformë në shoqëri të policisë.

Një ditë më parë u shoqëruan për në polici qytetarë të cilët po dekoronin me flamuj kuq e zi rrugët e Preshevës.

Përndryshe, në Preshevë po mbretëron atmosferë e qetë, përderisa policia thuajse gjendet në të gjitha vendet ku parashihet të kalojë e qëndrojë kryeministri Edi Rama, sidomos në shtëpinë e kulturës “Abdulla Krashnica”. /Titulli.com/

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...