PRAPA GRILAVE, KOSOVA REPUBLIKË

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Oriola Marashi në deti, “trazohet” interneti

Oriola Marashi ka publikuar një fotosesion nga pushimet e saj luksoze në një vend...

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po vazhdon të tregojë disa nga të arriturat e...

Nga: Shaban Lushi

 Remzi Lushi i lindur më 15 shkurt 1961 ne fshatin Babush të Muhaxherëve, Komuna e Lipjanit rrjedh nga një familje atdhetare, e cila i dha motiv dhe e bëri që të marr hovin për ta bërë të nderuar dhe të respektuar. Shkollën fillore e kreu në vendlindje Babush-Gadime , kurse të mesmën (Gjimnazin) e kreu në Lipjan, Ai ishte nxënës shembullor e me sukses të dalluar.

Qysh si fëmijë ishte motivuar nga gjyshja Halime e cila ishte ajo që  kishte frymëzuar për trimëri e guxim duke i treguar për vuajtjet e përjetuara gjatë shpërnguljes së muhaxherve nga Toplica.

Si i ri  ishte i angazhuar në veprimtari ilegale që vepronin atëherë në Kosovë. Në vitin 1979 pas mbarimit të Gjimnazit iku në Shqipëri  me disa shokë të idealit duke ikur nga padrejtësitë, burgosjet dhe vuajtet që i pësonte populli në ish-Jugosllavi, por regjimi shqiptarë pas një kohë qëndrimi në mëmë Shqiperi që e frymëzonte e ktheu përsëri nën kthetrat e UDB-ës.

Menjëherë pas lirimit nga burgu, regjistrohet në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku më pas së bashku me vëllaun e tij Sabri Lushi formojnë grupin e quajtur” Isa Boletini”  Ai nuk ndalej  asnjëherë për të drejtat e shqipëtareve dhe  demonstrata e vitit 1981 e gjen në mesin e studentave  në Prishtinë, Lipjan, Ferizaj si organizator dhe bie në sy të UDB-së dhe shumë shpejt burgoset me shumë studentë dhe studente  të ri e të reja duke bëritur e kërkuar me parulla në duar  “Kosova Republikë”

Më 06.08.1981, nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës, u dënuan me burgim të rëndë:

Remzi Lushi(1961), student, Babush i M- Lipjan, 8 vite burg; Sabri Lushi(1960),student, Babush i M- Lipjan, 8 vite burg;  Halil Ismaili(1961) student, Gumnasellë-Lipjan, 8 vite burg,  Xhemail Aliu (1963) Konjuh- Lipjan 4 vite burg;  Bislim Ahmeti(1963) nxënës, Banullë-Lipjan 7 vite burg;  Milaim Dervisholli(1963) nxënës Vragoli- Prishtinë 7 vite burg;  Nustret Reçica(1960) i papunë, Llugaxhi- Lipjan 6 vite burg; Agim Bllaca(1960)nxënës,  Ribar i Madh- Lipjan 6 vite burg;  Ibrahim Krasniqi(1962) nxënës, Smallush-Lipjan 6 vite burg;(nga tortura i vdekur ne burg)   Remzi Fazliu(1963) nxënës, Mirenë- Lipjan 5 vite burg.

Gjatë hetuesisë në burgun e Prishtines kishte perjetuar trotura te shumta të egra që e kanë mbajtur në qeli ne vetemi gjatë gjithë kohës,ishte grupi i 2 menjëherë pas grupit të Podujeves.  Remzi Lushi i lidhur më  pranga në duar  para gjyqit brohoriti Kosova Republikë dhe poshtë tradhëtarët dhe të nesërmit RTP-ja në vend që të tregonte të vërtetën se ai ishte i dënuar më 8 vite nga gjykata, media shpifi duke thënë së është i dënuar 10 vite vetëm e vetëm për të shfaqur frikë tek rinia atdhedashëse dhe tek populli. Mbi gjysmën e burgit, Remziu e kaloi në qelia famëkeqë te Prishtinës, Gjilanit, Gospiqit dhe  të Golitokut. Gjatë këtyre viteve pësoi torturat më të këqija të mundshme, ishte  veçantë e i pathyshëm edhe në qelia i cili nuk u ndal  asnjëherë, por për shkak të këtyre torturave të tmerrshme ai përgatitet për  ikje nga burgu por gjatë një kontrolle mjekësore ne Spital te Gjilanit ai arrin të arratiset por pas 3 orësh ai bie përsëri në duar të tradhëtarëve.

Nga këto tortura të pësuara dhe maltretime të egra që iu bënin posaqërisht Remziut ai edhe  prapa grilave kërkonte Kosova Republikë, Zëri i Amerikës në atë kohë i dha tri komente për torturat e vëllzërve Remzi e Sabri Lushi. Në vitin 1988 bastiset shtëpia e vëllzërve Lushi me forca të mëdha  të njësisë special duke përdorur dhunë  e konfiksuar armatimin  dhe duke i burgosur të vetmnit në komunën e Lipjanit.

Pas daljes  nga burgu ai nuk u ndal asnjëherë edhe  në veprimtarinë atdhetare  ku së bashku me veprimtarin Avdi Kelmendi dhe shumë të tjerë vazhduan veprimtarinë tutje, ku më pas në fund të vitit 1989 ata themeluan partinë fshatare .

Ai  ishte i kërcënuar vazhdimisht nga UDBA, më pas në vitin 1991 burgoset Remziu ishte më i rrahuri dhe më i maltretuari fizikisht në mënyrën më të  keqe, pas tri ditesh i lëshojnë fletëarrest dhe ai detyrohet ta lërë Kosovën duke migruar në Gjermani, ai edhe pse iku nga Kosova ai asnjëherë nuk u ndal edhe në mërgim duke organizuar demonstrata e tubime e duke lobuar për Kosovën e lirë.

Në vitin 1994 ai me një grup shokësh erdhi në mënyrë ilegale në Kosovë për të bërë parapërgatitje për luftë çlirimtare duke e kaluar kufirin shqiptar dhe duke sakrifikuar gjithçka vetëm e vetëm për çlirimin e Kosovës, dhe mbi të gjitha e kishte atdheun.

Gjatë luftës në Kosovë, ai përkrahu luftën e  pakompromis dhe dha kontribut të madh për një luftë e çlirim definitiv  të Kosovës.

Nga të gjitha këto sakrifica e tortuara të përjetuara ai gjithmonë vuante dhe shëndeti i tij ishte lënduar nga një sëmundje të pashërueshmë ku më 20 Prill të vitit 2017 ai mbylli sytë në mërgim me mall për te pushuar eshtrat në atdheun e tij Kosovën që  shumë e deshti.

SHIKO MË SHUMË

Opinioni i Ymer Troshupës për rikandidimin e Imri Ahmetit për Kryetar të Lipjanit

Opinion nga Ymer Troshupa: Zyrtarizimi i kandidatures së Imri Ahmeti-t kandidat për Kryetar të Lipjan-it,...

Ymer Troshupa: Kënd po e thërret Ezani

Nga Ymer Troshupa Sot në Magurë të Lipjanit, u rrënua një objekt, që dikush mund...

Troshupa: Tri spektakle të turpshme dje i pasqyruam para Botës

Nga Ymer Troshupa: 1-U arrestuan, duke i refuzuar dhe kontestuar ftesat që burojnë nga një...