Pozuan të buzëqeshur, 15 minuta më vonë pësoi katastrofa – pushimet e ëndrrave u shndërruan në ferr

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me...

Fansi e bën edhe këtë për Santianën

Santiana Maloku ishte ndër personazhet me të komentuara në BBV Kosova, e cila përpos...

Çifti amerikan Ivy dhe Ricky Ridd, kanë filluar fushatën për mbledhjen e parave si dhe kanë paguar shpenzimet e mjekimit, pasi që kishin pësuar djegie të thella nga shpërthimi i vullkanit në Zelandën e Re.

Vëmendje të madhe ka fituar fotografia e tyre e cila u shkrep 15 minutave para se siç ata thonë të nisin “pushimet e ëndrrave që u shndërruan në ferr”, transmeton Telegrafi.

Ivy dhe Ricky kishin mbetur të ngujuar nga hiri dhe gazrat toksike pas shpërthimit të vullkanit në Ishullin e Bardhë, gjatë 9 dhjetorit të vitit të kaluar.

“Kjo është fotografia jonë e fundit, është shkrepur para se jeta jonë të ndryshojë përgjithmonë. Rreth 15 minutave pasi ishte shkrepur, vullkani në Ishullin e Bardhë ka shpërthyer dhe kemi ngecur të ngujuar në hirin e nxehtë dhe në gazrat toksike”, ka shkruar Ivy përbri fotografisë.

Dyshja i kanë kaluar afro tetë javë në një spital në Zelandë të Re. Ricky kishte bërë tri ndërhyrje kirurgjikale pas djegies së më shumë se 30 për qind të trupit, përfshirë duart, këmbët dhe fytyrën.

Derisa Ivy ka bërë dy operacione pas djegies së 20 për qind të trupit – në fytyrë, duar dhe këmbë të djathtë. Atyre u është “mbjellë” lëkurë në pjesë të ndryshme të trupit.

Ata janë rikthyer në vendlindjen e tyre në SHBA, dhe kanë falënderuar familjarët dhe miqtë për përkrahjen që u kishin dhënë gjatë procesit të rikuperimit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet se sa do të jetë “kostoja ditore” nga shembja e urës në Baltimore

Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije...

Bursa e Turqisë goditet nga një tërmet 5.1 ballë, u ndje edhe në Stamboll

Sipas informacioneve në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një...

Reshjet e mëdha të borës pengojnë udhëtimet në Gjermani, Zvicër dhe Austri, qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar

Reshjet e dendura të borës kanë ndikuar në ndërprerjen e udhëtimeve në Gjermaninë jugore...