Pozitat në Bashkimin Evropian, vendet lindore bllokojnë procesin, kundër Timmermansit

PUBLIKUAR

Është duke u mbajtur samiti i Bashkimit Evropian, ku përfaqësuesit e shteteve anëtare janë mbledhur për të biseduar rreth pozitave udhëheqëse të institucioneve.

Sipas burimeve të brendshme të Euronews, disa vende të Evropës Lindore kanë dalë kundër holandezit socialist Frans Timmermans, i cili flitet se është kandidati potencial për pozitën e Presidentit të Komisionit, transmeton Gazeta Express.

E gjitha kjo, për shkak të mungesës së një balanci mes vendeve perëndimore dhe atyre lindore.

Liderët e Partisë Popullore Evropiane, janë takuar në ora 04:38 të mëngjesit për të biseduar, por nuk janë prononcuar për media.

Shtetet anëtare dështuan që të arrijnë një marrëveshje për pozitat udhëheqëse në samitin e kaluar, e kjo për shkak se Gjermania dhe Franca nuk arritën të pajtoheshin. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...