“Pozita më e mirë për Pogban për momentin është në stol”

PUBLIKUAR

Pozita më e mirë e Paul Pogbas për momentin është në bankën e rezervistëve, sipas ish-mbrojtësit të Francës Frank Leboeuf, i cili thotë se trajneri Ole Gunnar Solskjaer nuk e di se çfarë të bëjë me mesfushorin e Manchester United.

Të dielën kundër Arsenalit në Old Trafford, Pogba ishte titullar për Unitedin për herë të parë që prej humbjen 6:1 kundër Tottenhamit më 4 tetor, transmeton Gazeta Express.

Ai zuri vend në krahun e majtë të mesfushës diamant në formacionin titullar të Ole Gunnar Solskjaer.

Por 27-vjeçari e pati një natë për ta harruar në Old Trafford, pasi përveç e nuk bëri paraqitje të mirë, ishte edhe shkaktar i humbjes së tretë të Unitedit në shtëpi këtë sezon.

Pogba e shkaktoi penalltinë nga e cila Pierre-Emerick Aubameyang ia siguroi Arsenalit fitoren 1:0.

Sipas Leboeuf, Pogba nuk e meriton të jetë titullar në formacionin e Unitedit për momentin.

“Nuk e di nëse ka shpjegim për formën e Unitedit. Ajo çfarë ka treguar Manchester Unitedi nuk është e mjaftueshme në Premierligë. Niveli i lojës së Unitedit ka rënë në mënyrë dramatike”, tha ish-mbrojtësi i Chelseat dhe Francës.

“Ishte e çuditshme ta shohësh mesfushën diamant sepse Solskjaer e deshi Pogban në mesfushë ku është problem, sepse e ndryshoi në pjesën e dytë”, shpjegoi ai.

“Mbase ai nuk e di çfarë të bëjë me Pogban. Solskjaer duhet të rimendojë për pozitën e tij dhe mbase pozita më e mirë e Pogbas për momentin është në stol”, sipas tij.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...