Poza më e shpeshtë në të cilën kurrë nuk do të duhet të ulemi

PUBLIKUAR

Cila pozë është më e mira, cila më e keqja për ulje – ishte tema me të cilën janë marrë hulumtimet me të intervistuarit të cilët janë ulur në tri mënyra në të cilat më së shpeshti qëndrojmë ulur.

Rezultatet e hulumtimit janë goxha befasuese, transmeton Telegrafi.

“Ulu drejt”, secili e ka dëgjuar së paku një herë në jetë. Mirëpo, si duket kjo këshillë qëllimmirë shëndetit tonë i bën më shumë dëm sesa dobi.

Në të vërtetë, studimi i bërë në revistën ‘Medical News Today” ka ardhur në konkluzion që ulja vertikalisht është e dëmshme për shpinën. Kur ulemi drejtë shpinën e ngarkojmë së tepërmi, gjë që shkakton dhembje dhe probleme të tjera të shpinës.

Duke përdorur rezonancën magnetike shkencëtarët suedezë kanë studiuar se cilat janë ato poza në të cilat më së shpeshti qëndrojmë ulur dhe cilat janë më të këqija për shpinën.

Të anketuarit janë ulur në tri poza të ndryshme: të përkulur përpara mbi tavolinë, me shpinë të lakuar prej 90 gradësh dhe të relaksuar, me shpinë të përkulur nga prapa, të lakuar prej 135 gradësh.

Shkencëtarët kanë matur se në ç’masë në secilën nga këto pozita shpina u bën presion unazave të boshtit kurrizor. Kanë arritur në konkuzionin që derisa qëndrojmë ulur me shpinën drejt më së shumti u bëjmë presion unazave, derisa në pozitën me shpinë prej 135 gradësh presioni është më i vogël.

Me fjalë të tjera, pozita ulur me shpinë të drejtë është më e keqja, ndërkaq pozita ulur me shpinë të përkulur prapa është më e mira. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...