Posta e Kosovës lëshon në qarkullim dy pulla postare të titulluara ”Qytetet e Kosovës – Lipjani”

PUBLIKUAR

Filatelia e Postës së Kosovës, ka lëshuar sot në qarkullim dy pulla postare të titulluara ”Qytetet e Kosovës – Lipjani”.

 

Përmes pamjeve të këtyre pullave postare prezantohet qyteti i Lipjanit, i cili shtrihet në pjesën qendrore të Republikës së Kosovës. Në afërsi prej 10 km në verilindje ka qytetin antik të Ulpianës.

Lipjani në periudhën romake ishte kryesisht një vendbanim i vogël që njihej me emrin Ulpiana, më vonë është vërtetuar edhe me zbulimet e gërmadhave të vendbanimeve të antikës së vjetër dhe të periudhës bizantine në Lipjanin e sotëm.

Monumenti më i rëndësishëm natyror në komunë është Shpella e Mermertë e Gadimes, e cila tashmë është pikë joshëse e turizmit. Përmes territorit të komunës rrjedh lumi Sitnica, përgjatë të cilit shtrihen sipërfaqet më të pëlleshme bujqësore, të përshtatshme për prodhimtari bujqësore intensive.

“Zona malore e komunës shquhet me potencial të madh të turizmit të bazuar në natyrë, si: rezervati “Blinaja”, bukuritë e peizazheve Shalë-Kleçkë dhe vargmalet e Zhegovcit. Posta e Kosovës edhe në të ardhmen do të vazhdojë promovimin e vlerave dhe bukurive që ka shteti i Kosovës, përmes imazheve të pullave postare”, njofton Posta e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...