Porsche zbulon disa karakteristika të Taycan-it të ri

PUBLIKUAR

Makina e re elektrike nga Porsche është planifikuar të dalë në treg në vitin 2021.

Porsche po përgatitet për lëshimin e veturës Porsche Taycan të ri, e cila do të dalë në treg në vitin 2021.

Dhe tanimë janë bërë të ditura edhe disa nga karakteristikat e saj.

Ndër të tjera, një ekran i madh është integruar në edicionin e ri, i cili projekton “informacionin përkatës drejtpërdrejt në fushën e shikimit të drejtuesit”, transmeton Telegrafi.

Ekrani është i ndarë në 3 seksione.

Falë funksionit Smartlift, makina rregullon vet lartësinë e saj gjatë vozitjes në autostradë, në mënyrë që efikasiteti dhe rehatia të jenë në nivelin më të lartë.

Karakteristika e re e ruajtjes së baterisë “Plug & Charge” e ngarkimit është njoftuar gjithashtu.

Po ashtu makina përdor edhe një aparat fotografik për të njohur linjat e kufirit të korsisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...