Porsche Taycan vendos rekordin botëror të Guinness me 69 “rrotullime në akull” radhazi

PUBLIKUAR

Porsche Taycan Cross Turismo ka vendosur një tjetër rekord botëror Guinness – këtë herë duke bërë “rrotullime” të njëpasnjëshme në akull në Suedi.

Me një numër zyrtar prej 69 “rrotullimesh”, shoferi veteran i këtyre “marifeteve” Terry Grant ka vendosur rekordin botëror të Guinness për numrin më të madh të rrotullimeve të njëpasnjëshme në akull në një automjet elektrik, përcjell Telegrafi.

Për t’u kualifikuar për rekordin, “rrotullimet” bëheshin pa u ndalur brenda një zone rrethore dyfishi i gjatësisë së makinës.

Makina e përdorur ishte një makinë elektrike e prodhimit standard Porsche Taycan Cross Turismo, e pajisur me goma dimërore.

Megjithatë, nuk ishte e lehtë për Grant.

Kjo pasi që Taycan Cross Turismo po ndalonte në mes të përpjekjes pasi akulli i hedhur përreth po mbulonte një nga sensorët e EV.

Grant tha se kjo e bëri EV të mendonte se ishte në një lloj aksidenti, gjë që bëri që sistemi të ndalonte. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...