Porsche ndalon njëherë e përgjithmonë, prodhimin e makinave me naftë (Foto)

PUBLIKUAR

Mos prisni ndonjë makinë me ndezje nafte, të arrijë prej këtij prodhuesi gjerman

Të gjithë ata që duan një makinë me naftë nga Porsche, e kanë të pamundur sepse kompania nuk po i prodhon më, transmeton Telegrafi. Tani është bërë e ditur zyrtarisht, se nuk do të prodhohet asnjë as në të ardhmen.

Ky lajmërim është bërë i ditur, në kohën ku Porsche po planifikon ta shtojë numrin e modeleve EV.

Deri më tani, 63 për qind e Panamerave të shitura në Evropë janë hibride.

Në anën tjetër, gjatë vitit të kaluar ka shitur vetëm 12 për qind të makinave në mënyrë globale, të cilat ishin me naftë.

Porsche nuk mbeti imun ndaj skandalit të emetimit të gazrave, prej të cilit u prek i gjithë Volkswagen Group, që njëherësh është pjesë e saj.

“Porsche nuk po e demonizon naftën. Si prodhues i makinave sportive, jemi në dijeni që nafta luan rol dytësor në këto modele, po duam një të ardhme pa të”, ka thënë Oliver Blume, që është udhëheqësi i përgjithshëm i kompanisë.

Sipas tij, modelet ekzistuese do të mbesin, vetëm se do kenë improvizime për sa më pak ndotje.

Derisa ofron numrin më të madh të hibridëve të elektrifikuar, Porsche po bëhet gati për Tayca – makinë e parë tërësisht elektrike.

Kompania planifikon që deri më 2025, gjysma e makinave që i prodhon të jenë të elektrifikuar së paku deri në një masë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...