Porsche 911 Speedster duket se është gati për prodhim (Foto)

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Aksident me dy të lënduar në Lipjan

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj. Rastin  e ka konfirmuar...

Zyrtari i KFOR-it pyetet nga Specialja për uniformat që mbante UÇK-ja

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, po vazhdon edhe të mërkurën...

Vetëm pritet data, kur do të bëhet njoftimi për fillimin e prodhimit

Në fillim të muajit, Porsche ka prezantuar konceptin e 911 Speedster, që është një model thuajse i ngjashëm me GT3, transmeton Telegrafi. Prodhuesi gjerman, është angazhuar për një kohë të gjatë në këtë model, ndërsa prezantoi vetëm një koncept të pa detajuar.

Mirëpo, pamjet që janë marrë nga spiunët, e tregojnë këtë Speedter që duket se është gati për prodhim, ndërsa ka edhe disa detaje që nuk janë parë në koncept.

Çfarë bie më së shumti në sy, është tavani me mundësi të hapjes, që nuk ka asnjë shtresë kamuflazhi. Pritet që kjo pjesë të hapet dhe mbyllet në mënyrë manuale, në mënyrë që të kursehet sa më shumë në peshë. Të zbuluara janë edhe pjesa e përparme, që lejon të shihet që mbrojtëset janë shumë më të gjëra.

Ky model që pritet të jetë edhe si gjenerata e dytë e 911, pritet të prezantohet gjatë muajit që vjen në Goodwood Festival of Speed. Deri atëherë, mund të shikohen fotografitë dhe të mendohet se çfarë pamje mund të ketë, ndërsa dihet se do të ketë motorin 4.0-litra që prodhon 500 kuajfuqi, njëjtë sikurse GT3. /Telegrafi/

Last Minute – Oferta Speciale nga MAX Travel!

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...