Porsche 911 GT2 RS vetëm për pista garash, rival për Ferrari FXX K dhe McLaren Senna GTR (Video)

PUBLIKUAR

Ky mund të jetë modeli 911 më ekstrem ndonjëherë

Me kryerjen më të shpejtës të xhiros së pistës së Nurburgringut të Gjermanisë, Porsche 911 GT2 RS, është sigurisht një prej makinave sportive më të mira, transmeton Telegrafi. Por, në të ardhmen e afërt, mund ta kemi në horizont edhe një makinë vetëm për pista garash.

Së fundmi, ky prodhues italian është parë duke testuar një numër makinash të shpejta, me të cilat do rivalizojë modelet nga kompanitë më të fuqishme. Një prej këtyre makinave, është edhe një GT2 RS i modifikuar në masë të madhe, me hapësira shumë më agresive për ajër, krahun gjigant në pjesën e pasme dhe vetëm një hapësirë për nxjerrjen e gazrave në mes.

Bazuar në këto ndryshime, ekspertët besojnë se Porsche po përgatitë një makinë garash të bazuar në GT2 RS. Duke u bërë modeli 911 më ekstrem dhe i fuqishëm, mund të jetë rival i fuqishëm për Ferrari FXX K dhe McLaren Senna GTR. Meqenëse Porsche e feston këtë vit 70 vjetorin, pritet të shohim shumë risi pozitive. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...