Porsche 911 e re, e përkryer edhe për mot me shi (Video)

PUBLIKUAR

Sistemi i improvizuar Wet Mode, është mbrojtës shumë i mirë prej ujit

Konstruksioni me peshë të lehtë dhe rrotat e gjëra, mund ta lë në ujë Porsche 911 të ri, po që se vozitet me shpejtësi në rrugë me ujë, transmeton Telegrafi.

Për ta parandaluar këtë të ndodhë, prodhuesi gjermane e ka pajisur këtë makinë të vitit 2020 me sistemin Wet Mode, që e mbron prej ujit.

“Kjo formë e avancuar, e mbron motorin prej ujit, kur makina është duke lëvizur me shpejtësi të konsiderueshme” ka thënë August Achleitner, ka shpjeguar shefi i prodhimit të këtij modeli.

Fillimisht, sistemi e paralajmëron shoferin për kushtet e rrugës dhe mundësinë e mbetjes në mes pa mundur të lëvizë.

Pasi shoferi të jetë njoftuar për aktivizimin e sistemit, gjithçka fillon të mbyllet në pjesën e poshme dhe parandalohet depërtimi i ujit.

Në këtë formë, Porsche 911 po konsiderohet si vetura sportive e përkryer për mot me shi, madje edhe nëse lëvizë me shpejtësi të konsiderueshme. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...