Porsche 718 kapet gjatë fazës së testimit, e ‘kamufluar’ vetëm me fjolla bore (Foto)

PUBLIKUAR

Prodhuesi gjerman Porsche, është duke i kryer testet e fundit të modelit 718 Cayman GT4.

Deri më tani, janë përdorur shtresa të ndryshme kamuflimi, por kësaj radhe është kapur teksa vozitej në zona malore, pa asnjë shtresë maskimi, e mbuluar vetëm me pak fjolla bore, transmeton Telegrafi.

Kjo lë të kuptohet se gjithçka është gati me këtë model, ndërsa prezantimi në panairin e Gjenevës është i pashmangshëm.

Meqenëse nuk është i mbuluar, i vërehen hapjet që i mundësojnë aerodinamikë të fuqishme, si dhe dy gypa të mëdhenj për nxjerrjen e gazrave.

Por, nuk dihet se çfarë ka nën kapak, por se besohet që mund të prodhojë prej 450 deri në 500 kuajfuqi.

Në anën tjetër, vetëm supozohet se mund të prezantohet gjatë muajit që vjen, meqë ende nuk ka asgjë të konfirmuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...