Populli po zgjohet, Qeveria e ‘Zajednicës’ në gjendje kome!

PUBLIKUAR

Pas dështimeve të një pas njëshme të qeverisë së dy kryeministrave (Mustafa-Thaçi), kjo qeveri ka humbur rrugën.
Duke filluar nga këmbëngulja e tyre se marrëveshjet e gushtit, siç thoshin, janë në përputhje të plotë me kushtetutën e Kosovës dhe se asnjë presje nuk do ta ndryshojnë në ato marrëveshje, pastaj dështimi për ta antarësuar Kosovën në UNESCO, dështimi për të realizuar premtimin e tyre të shumpërsëritur për liberalizimin e vizave, dhe sjellja e vetëm një njohjeje ndërkombëtare shtetit të Kosovës gjatë vitit 2015, si dhe dështimi për të zhvilluar ekonominë e vendit dhe për të krijuar vende të reja pune ( 350.000 i patën premtuar të dy së bashku ), janë disa nga dështimet kryesore të kësaj qeverie. Të gjitha këto, jo vetëm që e kanë bërë këtë qeveri të humbë rrugën, por edhe të dalë tërësishtë nga korsia.
Kjo “dalje nga korsia” e bëri këtë qeveri të ndeshet fillimishtë fuqishëm me presionin opozitarë e qytetarë në njërën anë, dhe në anën tjetër, pësoi një ndeshje tjetër poashtu të fuqishme me kushtetutën e Republikës, e cila i shpalli marrëveshjen për ‘Zajednicën’ si anti-kushtetuese.
E gjithë kjo e çoi këtë qeveri të ‘Zajednicës’ në gjendje kome, së bashku me ‘Zajednicën’, realizimin dhe jetësimin e së cilës e mbronin me çdo kusht.
Por, kjo gjendje kome e kësaj qeverie që punoi zellshëm për interesa të Serbisë, është e mirëpritur, por jo e mjaftueshme. Prandaj, është e pashmangshme dhe e domosdoshme që kjo gjendje kome e kësaj qeverie, të ketë si epilog vdekjen e saj.
Vrasja e së keqes së përgjithshme, është obligim, për të jetësuar të mirën dhe mirëqenien e të gjithëve.
Me 9 janar, populli që po zgjohet, do të jetë exheli i një vdekjeje të natyrshme të qeverisë në gjendje kome, ose vrasësi i saj. Që të dyja janë jo vetëm të mirseardhura, por edhe të domosdoshme. Që të dyja na e japin të njejtin rezultat.
Cilado prej tyre nëse do të ndodhte, do t’ia kthente popullit DINJITETIN, e shtetit SOVRANITETIN.
Me 9 janar, të gjitha rrugët që na çojnë në shesh, janë rruga e vetme që duhet ndjekur. Prandaj, le ta ndjekim dhe mos të kthehemi prapa pa arritur qëllimin.

Albert MUSTAFA

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...