Polonia tërhiqet nga samiti i Izraelit për shkak të akuzave për bashkëpunim me nazistët

PUBLIKUAR

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, ka njoftuar se vendi i tij është tërhequr nga pjesëmarrja në një samit që do të mbahet gjatë ditës së nesërme në Izrael për shkak të deklaratës së ministrit të jashtëm izraelit se shumë polakë kanë bashkëpunuar me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai tha se deklarata e ministrit izraelit është raciste dhe e papranueshme. Fillimisht, kryeministri kishte thënë se nuk do të merrte pjesë personalisht në këtë takim, por tash ka thënë se në Izrael nuk do të udhëtojë asnjë zyrtar i shtetit polak.

Mosmarrëveshja diplomatike mes Polonisë dhe Izraelit është thelluar nga e premtja e kaluar, kur mediet izraelite raportuan për deklaratën e kryeministrit të vendit, Benjamin Netanyahu, i cili ka thënë se polakët kanë pasur rol në Holokaust.

Shumë polakë po i kundërshtojnë këto deklarata. Ata po thonë se populli i tyre e ka rrezikuar jetën për t’i ndihmuar çifutët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Anulimi i pjesëmarrjes së zyrtarëve polakë në samitin e Izraelit është goditje për kryeministrin Netanyahu, i cili po synon t’i forcojë marrëdhëniet me vendet e Evropës Qendore, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

 

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...