Politikë hapi dyert për Demokrat Kualitativ !

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

asd

Duke i pa zhvillimet politike në Kosovë , duke i pa torturimet që po i bëhen këtij shteti nga qeverisjet e kaluar gjerë më tani nga njerëz të zhytur në krime, keqpërdorime të pafundme, atëherë  i vetmi shpëtim është NDRYSHIMI! Një ndryshim rrënjësisht i politikës dhe njerëzve të politikës.

Ngërçi politik përveçse ishte në dëm të Kosovës, njëherësh kishte dhe anën pozitive: sovrani më së miri u njohu fytyrën e udhëheqësisë  -pushtetarëve, më së miri u binden që vota tyre u keqpërdor, dhe reflektuan kush është i denjë për të mirën dhe të ardhmen e vendit.

Jemi dëshmitarë të deklaratave të gjithsecilit subjekt politik, si njëri-si tjetri kishin synime për të realizuar qëllimet personale dhe aspak të qytetarëve. Ajo që u interesonte ishte pozicioni , e krejt harronin që qytetarët po vuanin kafshatën e bukës dhe për kulm mbi kokë.

Të mbetemi pa institucione 6 muaj, nuk ishte gjë e lehtë. Kjo ishte rezultat përveç interesave personale, ishte edhe mungesë e pjekurisë të intelektualëve dhe mungesë etike!

Pasi që të gjithë jemi kapluar nga kthetrat e pesimizmit, shpresa e vetme është PDK (si partia më e votuar) , të “disiplinohet” duke mos i lënë në hije njerëzit e dijes dhe vullnetit të mirë. Pra, të bindet që nuk është punë e dobishme për tu kultivuar uzurpimi.

Për të arritur një mirëqenie më të mirë, PDK ka shansin e vetëm duke i faktorizuar, apo duke i vë në sipërfaqe (të cilëve asnjëherë nuk iu ka mundësuar), ata që qëllim parësor kanë : sovranin! Dhe tani si asnjëherë Kosova ka nevojë për Nait Hasanin njeriun e sakrificës dhe rezistencës, që në momentet më të vështira dëshmoi dashurinë për atdheun, njeriun që fare nuk i vije keq të bardhës t’i thotë e bardhë dhe të zezës e zezë.

Ne si qytetarë tanimë, të zhgënjyer nga njerëz “me duar të zhytura”, është njëri ndër të vetmit që do të na kthente besimin bëhet fjalë për Fatmir Shurdhajn, i cili përveç kontributeve të vazhdueshme gjatë luftës e gjerë më sot, me plotë kuptimin e fjalës: ngjan në kristalin e pastër, një politikan që njeh guximin dhe parimet! Përderisa ne si qytetarë krenohemi me një femër tipike shqiptare siç është Jehona Shyti, PDK me patjetër ka kohën e duhur t’ia besoj njërin nga institucionet, ku nuk ka dilema që do të jepte më të mirën e mundshme për qytetarët. Pastaj nuk dua të kursehesha duke përmendur edhe këta emra( jashtë PDK-së), të cilët do t’i sillnin hajrin Kosovës: Agim çeku, Erleta Ukshin Hoti, Salih Morina dhe Afrim Hoti!

Dhe, në fund fare le ta ç’njërrënjëzojmë shprehjen:” Do të bëhet mirë”, por jemi duke punuar për tu bërë mirë!

Shkruan : Hana Hoxha

LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Dëshmitari Qeriqi pyetet për takimet me ish-krerët e UÇK-së si dhe për funksionet e tyre

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshmitari  Ramiz...

Depozitat në bankat vendore shkojnë në 6.05 miliardë euro

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se vlera e depozitave të reja për muajin...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku...