POLIS prezanton raportin monitorues të punës së institucioneve lokale të Komunës së Lipjanit (FOTO)

PUBLIKUAR

Në Lipjan u prezantua raporti “KOMUNA JONË” Janar – Qershor 2016, për Komunën Lipjanit, përgaditur nga Organizta POLIS në kuadër të Programit Demo Polis e mbështetur nga Programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike që financohet nga Zyra Zvicrrane për Bashkëpunim në Kosovë.
Me këtë rast, Fitim Sadiku, përfaqësues i Organizatës Polis, fillimisht ka prezantuar raportin monitorues të punës së institucioneve lokale të Komunës së Lipjanit.
Ndërsa, kryesuesja e Kuvendit, Vlora Limani, Hajnuni dhe Fauz Xhemajli drejtor i Drejtoratit për Administratë kanë dhënë komentet lidhur me raportin.

IMG_1574
Kryesuesja e Kuvendit Vlora Limani – Hajnuni, ka përshëndetur raportin, duke kërkuar nga asamblistët komunal bashkëpunim më të madh në realizimin e rekomandimeve të dalura nga ky raport. Në të njejtën kohë ajo ka thënë se secili nga këndvështrimi i vet, mund të komentoj në forma të ndryshme të gjeturat dhe rekomandimet e këtij raporti, por ajo që unë e konsideroj jashtëzakonisht shumë të rëndësishëm është konkluzioni që të gjithë ne (institucione, OJQ dhe asamblist) kemi përgjegjësi në promovimin e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrje me qëllim të krijimit të një shoqërie aktive e cila do të determinonte politika edhe më të mira zhvillimore për Komunën në përgjithësi, ka thënë ndër të tjera kryesuesja Hajnuni.

IMG_1585
Po ashtu Fauz Xhemajli, drejtor i Drejtoratit për Administrat, ka folur për transparencën komunale, duke i përmenduar dokumentet që ka hartuar komuna lidhur transparencën e që janë të aprovuara në Kuvend.
Në këtë takim u inkuadruan me diksutimet e tyre edhe anëtarët e Kuvendit, duke vlerësuar raportin kanë dhënë komente në lidhje me të gjeturat për fushat e trajtuara në raport.

IMG_1581

IMG_1595

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...