POLIS prezantoi raportin “Tenderometri Komunal” për periudhën Janar – Prill

PUBLIKUAR

Organizata POLIS sot në Lipjan mbajti tryezën “Seancë para Seancës” në të cilën u prezantua Raporti “Tenderometri Komunal” për periudhën Janar – Prill 2017 Lipjan.

Raporti “Tenderometri Komunal” i referohet kryesisht aktiviteteve të prokurimit me qëllim matjen e transparencës së prokurimit publik në Komunën e Lipjanit, duke u fokusuar në fazën e planifikimit, tenderimit dhe dhënies së kontratave, shkruan Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS

Pjesë e diskutimit ishte Drejtori i Prokurimit z. Adem Duriqi, Kryesuesja e Kuvendit Komunal znj. Vlora Limani – Hajnuni si dhe Anëtarët e Kuvendit Komunal në Lipjan.

Nga të pranishmit u diskutuan mjaft çështje lidhur me të gjeturat e paraqitura në raport. Në veçanti debati u fokusua në mospublikimin e planit të prokurimit për vitin 2017, mospublikimi i kontratave punë nga Komuna e Lipjanit dhe të gjeturat e tjera nga ky raport që e përfshin edhe një pjesë nga monitorimi i investimeve kapitale të cilat kanë ndodhur në vitin e kaluar dhe disa projekte të cilat janë duke u realizuar gjatë periudhës që përfshin ky raport.

Ky projekt është mbështetur nga Programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

/LipjaniNews/

 

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...