POLIS organizoi Punëtorinë lidhur me Tatimin në Pronë

PUBLIKUAR

POLIS, duke pasur parasysh faktin se Tatimi në Pronë konsiderohet si një e hyrë shumë e rëndësishme dhe një ndër kategoritë më të qëndrueshme të të hyrave komunale, ka bërë një analizë që pasqyron gjendjen faktike të të hyrave nga Tatimi në Pronë në Komunën e Lipjanit, duke e titulluar atë “Ku shkon Taksa e Ime?”

Kjo punëtori kishte për qëllim diskutimin e modaliteteve për inkasimin e të hyrave nga Tatimi në Pronë, dhe rikthimin e këtyre mjeteve tek qytetarët në formën e projekteve në infrastrukturë cilësore.

POLIS propozoi që krahas metodave detyruese të përdorura derimëtani nga ana e autoriteteve komunale, është mjaft e rëndësishme të përdoren edhe metoda stimuluese. Kjo nënkupton një angazhim edhe më të shtuar nga ana e autoriteteve komunale, në mënyrë që të koordinohen aktivitetet, veçanarisht takimet me qytetarë në kohën e planifikimit të buxhetit. Rrjedhimisht që nga faza e hershme e planifikimit të buxhetit, gjegjësisht gjatë dëgjimeve buxhetore, të stimulohen qytetarët edhe për pagesen e tatimit në pronë. Në këtë kontekst gjatë dëgjimit të prioriteteve të paraqitura nga ana e qytetarëve të secilit lokalitet të i’u bëhet me dije dhe njëkohësisht të i’u vëhet si kusht pagesa e tatimit në pronë sipas afateve të përcaktuara me ligj, dhe projekti që është prioritet i tyre do të inkorporohet në planifikimin buxhetor, njoftoi POLIS.

Të pranishëm në këtë punëtori ishin Zyrtari i Tatimit në Pronë z. Shemsi Azemi, Drejtori për Buxhet dhe Financa z. Shkelzen Hajdini, Kryesuesja e Kuvendit znj. Vlora Limani-Hajnuni, si dhe Anëtarë të Kuvendit dhe disa prej Kryetarëve të Këshillave të fshatrave.

Krahas formave detyruese të vjeljes së Tatimit në pronë, si konkluzion i përbashkët i gjithë të pranishmëve, veçanarisht i mirëpritur dhe i përkrahur nga përfaqësuesit e Këshillave të fshatrave, u potencua alternativa e POLIS që gjatë kohës së planifikimit të buxhetit, të nxitet edhe pagesa e te hyrave nga Tatimi në Pronë. Në këtë formë të i’u dëshmohet qytetarëve se menaxhimi i mjeteve të tyre është transparent dhe i’u përkthehet secilit lokalitet të komunës në projekte konkrete

Ky projekt është mbështetur nga Programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...