Qëllimi vizitave shtëpiake është që të i’u ndihëmohet fëmijeve me nevoja të veçanta të arrijnë të marrin shërbimet e ofruara nga Qendra SMILE, siç është shërbimi fizioterapi për ata fëmijë që kanë ngecje të ndryshme psiko-fizike, shërbimi psiko-social që i’u mundëson zhvillimin psiqik dhe socializimin e tyre, si dhe së fuindmi është duke u ofruar edhe shërbimi i Logopedisë, thotë polis
Qendra SMILE, duke pasur në ekip Logopeden, Psikologen, Fizioterapeuten dhe Punëtorën Sociale ofrojnë shërbimin e nevojshëm për kategorinë e fëmijeve me nevoja të veçanta.
Projekti Shërbime sociale cilësore për jetë dinjitoze për fëmijët në nevojë është financuar në kuadër të Projektit “Mbështetje për Shërbime më të mira Sociale” që financohet nga Bashkimi Evropian në Kosovë, bashkë-financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), si dhe mbështetet nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika dhe Hulumtime për Mirëqenie Sociale
Shërbimet e ofruara për fëmijët me nevoja të veçanta në kuadër të Qendrës SMILE mbështeten edhe në kuadër të projektit “Shërbime cilësore që fëmijët më aftësi të kufizuara të jenë të shëndetshëm” që përkrahet financiarisht nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, shkruan polis.
FOTO: OJQ POLIS






