POLIS dhe Demokracia në Veprim bëjnë thirrje për aplikim për vëzhgues të zgjedhjeve në Lipjan

PUBLIKUAR

Organizata Joqeveritare POLIS (Public Organization for Local Initiatives and Supports) në Lipjan, si partnere e Koalicionit për monitorimin e zgjedhjeve të përgjithshme Demokracia në Veprim – DnV, që do të zhvillohen me 11 qershor 2017  ka shpallur thirrje për aplikim për vëzhgues të këtyre zgjedhjeve.

Vëzhguesit do të angazhohen monitorim të procesit zgjedhor, në zgjedhjet e 11 Qershorit, në Komunën e Lipjanit.

Kriteret për aplikim janë:
Aplikantët duhet të jenë qytetarë të moshës 18 vjet e tutje,
Aplikantët duhet të jenë qytetarë të Republikës së Kosovës
Nuk lejohen të jenë vëzhgies:
(a) kandidat për post zgjedhor në Kosovë;
(b) pjesëtar i policisë; (c) ushtarak;
(d) pjesëtar i njësitit të inteligjencës së Kosovës.

Aplikantët duhet të jenë të paanshëm dhe politikisht neutral gjatë vëzhgimit të procesit zgjedhor. Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndërhyjnë në aktivitetet zgjedhore dhe duhet respektojnë fshehtësinë e votimit.

Aplikantët e interesuar duhet që kërkesën e tyre për aplikim të bëjnë përmes postës elektrnike, duke dërguar në e-mail adresën [email protected] të dhënat e nevojshme si:
Emrin,
Mbiemrin,
Datën e lindjes,
Adresën,
Numrin Personal, dhe
Numrin e telefonit.
apo duke vizituar zyrët e POLIS.

VINI RE: Vendet për vëzhgues janë të kufizuara, kështu që aplikon i pari zë vendin i pari. Afati për aplikim deri më datë 18 maj 2017
Vëzhguesit do të sistemohen në Qendrat e Votimit vetëm të Komunës së Lipjanit.

Aplikantët pas përzgjedhjes duhet ti përmbahen të gjitha kërkesave të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshëm, Ligjit për Zgjedhjet Lokale të Republikës së Kosovës dhe Rregullave të KQZ-së. Aplikantët pas përzgjedhjes duhet të nënshkruajnë nën betim Deklaratën e Vëzhguesit të Zgjedhjeve, dokument ky i lëshuar nga KQZ për akreditim të Vëzhguesve. Aplikantët pas përzgjedhjes duhet të jenë të gatshëm të ndjekin trajnimet për vëzhgimin e zgjedhjeve të organizuara nga stafi profesional i DnV-së. Aplikantët e përzgjedhur duhet të kenë mjet valid identifikimi (letërnjoftim, pasaportë ose leje të vozitjes) dhe xhirollogari aktive ose të hapet xhirollogari në njërën nga bankat në Kosovë.

Për më shumë informata mund të kontaktoni në numrin kontaktues 049 937 173.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...