Policja e Kosovës u vra apo vetëvra!?

PUBLIKUAR

largea_evidence1406995339

(E plotësuar) – Burimet e mediave brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se policja Pashke Bekaj, rreth të 40-tave, dyshohet me bazë se është vetëvrarë dhe jo siç kishte raportuar një medium online që kinse ajo është vrarë para tri dite në fshatin Kryshevë e madhe të komunës së Klinës.
Trupi i pajetë i policës është gjetur në dhomën e saj në fshat dhe dyshohet se aktin e vetëvrasjes e ka kryer me armën e saj zyrtare.
Trupi i pajetë i policës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi. Me rastin është duke u marrë njësiti i hetimeve pranë stacionit policor në Klinë dhe nga Drejtoria Rajonale e policisë në Pejë.

Vritet me armë zjarri pjesëtarja e Policisë së Kosovës

Në fshatin Kryshevë e madhe të komunës së Klinës para tri ditëve është vrarë një pjestare e Policisë së Kosovës.
Sipas burimeve të mediave mësohet se emri i kësaj policeje është Pashke Bekaj e cila ishte 41 vjeçare.

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”,...

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...