Policia turke nis operacionet për arrestimin e 121 ish-anëtarëve të Ministrisë së Jashtme

PUBLIKUAR

Policia turke ka nisur sot një operacion të gjerë për arrestimin e 121 ish-anëtarëve të stafit të Ministrisë së Jashtme nëpër vend, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun mysliman që jeton në SHBA, për të cilin Ankaraja thotë se e orkestroi tentim puçin e vitit të kaluar, raporton agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Anadolu raporton se stafi i kësaj ministrie ishte shkarkuar më herët për shkak të dyshimeve se kishin lidhje me predikuesin islamik, Fethllah Gulen, i cili jeton në mërgim në Pensilvania të SHBA-së, transmeton Express.

Gulen e ka mohuar vazhdimisht përfshirjen në puçin e dështuar në korrik të vitit 2016.

Ekipe të Policisë kundër terrorizmit nisen bastisje të njëkohshme në 30 provinca për t’i kapur të dyshuarit, disa prej të cilëve besohet se ishin përdorues të ByLock, aplikacionit për dërgimin e mesazheve private, për të cilin Qeveria turke thotë se u përdor nga rrjeti i Gulenit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...