Policia sekuestron 7 qese me marihuanë në Lipjan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së martës, në rrugën “Ibrahim Rugova” në Lipjan, ka ndaluar një veturë, brenda së cilës është gjetur sasi narkotikësh.

Sipas raportit të policisë, rreth orës 22:00 është shoqëruar në stacionin policor një person i dyshuar, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij janë zbuluar dhe sekuestruar 7 qese të mbushura me substanca narkotike të llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Brahim Shatrolli viziton KBI-Lipjan

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Brahim Shatrolli, i shoqëruar nga Xhevahire Salihu,...

Dobraj e Madhe, sulmoi fizikisht një të mitur e me veturë goditi një person tjetër, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Dobrajë të Madhe të Lipjanit, pasi i njëjti pas...

U përurua një muaj më parë, thyhet objekti dhe vjedhen disa paisje stërvitore në stadiumin e Lipjanit

Një muaj më parë u përurua stadiumi nëDobrajë të Lipjanit, derisa sot është thyer...