Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Brahim Shatrolli viziton KBI-Lipjan

PUBLIKUAR

Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Kapiten Brahim Shatrolli, i shoqëruar nga Xhevahire Salihu, zyrtare në sektorin A, realizoi një vizitë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Lipjan, ku u prit nga Kryetari i KBI-së, Zaim Baftiu, me bashkëpunëtorë.

“Gjatë takimit u diskutuan çështjet që lidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional dhe forcimin e raporteve ndërmjet policisë dhe institucioneve fetare në shërbim të komunitetit”, ka njoftuar KBI-Lipjan.

“Komandanti Shatrolli shprehu mirënjohje për punën dhe angazhimin e KBI-së ndër vite në dobi të qytetarëve, ndërsa Kryetari Baftiu falënderoi Komandantin për vizitën dhe i uroi suksese në detyrën e re, duke shprehur vullnetin për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet tutje.

 

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli në Lipjan dhe e grabitën me thikë – dy të dyshuar në kërkim

Një burrë dyshohet se është grabitur nën kërcënimin e thikës në një lokacion pranë...

Vjedhje e rëndë në Janjevë

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se persona të panjohur...

Aksion në Lipjan, ndaj keqbërësve të pyjeve publike

Agjencia Pyjore e Kosovës (APK), përkatësisht Departamenti Regjional i Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...