U përurua një muaj më parë, thyhet objekti dhe vjedhen disa paisje stërvitore në stadiumin e Lipjanit

PUBLIKUAR

Një muaj më parë u përurua stadiumi nëDobrajë të Lipjanit, derisa sot është thyer objekti dhe janë vjedhur disa paisje stëtvitore.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i KF Arbëria, ku për këtë rast është lajmëruar edhe Policia e Kosovës, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të gjitha shënimet e nevojshme.

”Sot në mëngjes kemi vërejtur se disa persona të pandërgjegjshëm kanë thyer objektin e stadiumit të Arbërisë. Ata kanë hyrë brenda dhe kanë vjdhur pajisje të vlefshme për stërvitje.Është shumë e dhimbshme të shohësh se ende ka njerëz që dëmtojnë pronën dhe punën e të tjerëve pa asnjë ndërgjegje.

Policia është njoftuar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka marrë të gjitha shënimet e nevojshme. Shpresojmë që autorët të zbulohen sa më shpejt dhe të mbahet përgjegjësi për këtë akt të turpshëm.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...