Policia me aksion të gjerë bastisjesh në Graçanicë e Lipjan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka realizuar një aksion të madh të bastisjeve në rajonin e Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Sot PK-ja ka realizuar një operacion policor në dy lokacione të rajonit të Prishtinës. Ky operacion policor ndërlidhet me autokrimet, ku dyshohet për vjedhje, falsifikim të dokumentacioneve dhe veturave”, ka thënë Kelani.

Aksioni është zhvilluar në Graçanicë dhe Lipjan, ndërkaq policia nuk ka dhënë informata se a ka pasur persona të arrestuar. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...