Policia: Kujdesuni për veturat, verës po vidhen veturat BMW X5 dhe Audi A5/A6

PUBLIKUAR

Bazuar në vlerësimet analitike në fushën e parandalimit, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, është shtuar vigjilencë dhe angazhim në parandalimin e dëmtimeve dhe vjedhjeve të veturave.

Ky angazhim rezulton si domosdoshmëri e rrethanave kohore, duke pasur parasysh se Policia ka identifikuar dhe ka ndërmarrë masat e veprimit të hershëm, në kuadër të planit operativ ‘Sezoni veror’, ku cak i kësaj dukurie të dëmtimit apo vjedhjeve mund të jenë veturat e shtrenjta të llojit: Audi A5/A6 dhe BMW X5, kryesisht me targa të vendeve tjera, pa përjashtuar edhe ato me targa vendore.

“Analizuar rastet e viteve të mëparshme ka rezultuar se metodat të cilat ishin evidente që kryheshin nga kryesit e këtyre veprave deri më tani rezulton të jenë: dëmtimi i dorezave të dyerve të automjeteve, thyerja e xhamave, kopjimi i çelësave, ndërhyrja në sistem elektronik mbrojtës të veturave, bllokimi i alarmeve”, thuhet në njoftim.

Me qëllim të parandalimit të dëmtimit dhe vjedhjes së veturave apelojmë tek qytetarët, drejtuesit e veturave, që të kenë kujdes se ku dhe në cilat zona t’i parkojnë veturat, kryesisht gjatë orëve të  mbrëmjes dhe natës, po ashtu të kenë parasysh zonat ku nuk ka ndriçim, si dhe t’u rikujtohet drejtuesve që parkimi i veturave të bëhet në mënyrë të sigurt, përfshirë mbylljen dhe çelësimin e tyre.

Nëse vëreni ndonjë sjellje të dyshimtë në zonën afër veturës tuaj, thirrni Policinë në numrin 192.

34

 

SHIKO MË SHUMË

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...

Moti sot

Sot 18 gusht, moti do të jetë me diell, ndërsa në disa zona mund...