Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare

PUBLIKUAR

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe lirinë e Kosovës, duke theksuar se kjo mbështetje duhet të jetë e vazhdueshme, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se siguria kombëtare e Kosovës buron nga vlerat e lirisë dhe lidhja e UÇK-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

“Siguria jonë kombëtare buron nga vlerat e lirisë, nga UÇK-ja, e cila është e lidhur ngushtë me Amerikën dhe NATO-n. Pak a shumë ky është filli, deri te liria. Ne, në vazhdimësi, pra jo vetëm kur rrezikohet UÇK-ja, ose të themelet e lirisë, por ne në vazhdimësi duhet të jemi mbrojtje të UÇK-së. Jo për shkak të atyre që janë gjallë sot, ose që kanë qenë dikur në udhëheqje të UÇK-së, por për shkak të vetë të sigurisë tonë kombëtare”, tha ai.

Ai shtoi se rrezikimi i UÇK-së, qoftë nga faktorë të jashtëm apo nga gabimet e brendshme, sipas tij, paraqet rrezik edhe për sigurinë kombëtare dhe lirinë e vendit.

“Kur rrezikohet UÇK-ja, qoftë nga armiqtë e jashtëm, apo nga gabimet tona, ta dini që rrezikojmë sigurinë kombëtare, pra lirinë tonë. Veprimet janë shumë të vona, po kuptohet, për punë të mira, edhe i japim mbështetje, çdo angazhim në mbështetje të udhëheqjes të udhëheqjes të ushtrisë shëmtare të Kosovës”, tha ai.

 

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi nis seancën plenare, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paraparë të mbahet sot nga...

Rama paralajmëron padi ndaj Egzon Azemit të VV: Kërko falje, problem serioz kur deputeti kërcënon me arrestime e dënime

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje. Rama,...

Termokos nis nesër sezonin e ngrohjes në Prishtinë për mbi 25 mijë konsumatorë

Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se janë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme për...