Policia kontrollon 32 lokale nate, rreth 100 femra të huaja punonin ilegalisht (Video)

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, e asistuar dhe mbështetur edhe nga njësitet rajonale policore ka implementuar planin operativ të koduar “NËNTORI”, i cili kishte për qëllim identifikimin e viktimave të mundshme të trafikimit me qenie njerëzore. Gjatë zbatimit të operacionit në lokalet e kontrolluara gjithashtu janë legjitimuar edhe 185 femra, shumica shtetase të huaja, nga Shqipëria, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia.

Policia njofton se dje, gjatë zbatimit të planit nga njësitet policore janë kontrolluar 32 lokale, të cilat përveç ushtrimit të veprimtarive legale, kishte dyshime për mundësi të shfrytëzimit të të njëjtave për trafikim me qenie njerëzore.

Gjashtë nga këto lokale janë mbyllur nga inspektorët komunalë për mungesë dokumentacioni përkatës dhe kanë filluar procedurat e parapara ligjore.

Me këtë rast janë arrestuar dy persona, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘pengim të kryerjes së detyrës zyrtare’. Gjithashtu është konfiskuar një revole me nëntë copë fishekë dhe dy thika.

Gjatë zbatimit të operacionit në lokalet e kontrolluara gjithashtu janë legjitimuar edhe 185 femra, shumica shtetase të huaja, nga Shqipëria, Serbia Mali i Zi dhe Maqedonia.

Të njëjtave u janë konfiskuar dokumentet përkatëse dhe janë udhëzuar të paraqiten në Drejtorine e Migrimit dhe të Huajve pranë Policisë së Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një shtetas turk në Prishtinë, dyshohet se keqpërdori kartelat bankare të të huajve për blerje online

Një shtetas i Turqisë është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, nën dyshimin se ka...

E goditi me traktor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, prangoset i dyshuari në Viti

Një person është arrestuar në fshatin Debëlldeh të Vitisë, nën dyshimin për veprën penale...

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...