Policia konfirmon: Tre të plagosur në qendër të Podujevës nga të shtënat me armë zjarri – janë dërguar në QKUK

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e para zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri që ndodhën sot rreth orës 13:30 në qendër të Podujevës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale, Enis Pllana, ka bërë të ditur për IndeksOnline se menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:30, është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, nga informacionet e para, dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Ai shtoi se njësitet policore janë ende në terren dhe po ndërmarrin veprime operativo-hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

IndeksOnline do të vazhdojë t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...