Policia konfirmon sulmin në shtëpinë e serbit që i foli Haradinajt të ura e Ibrit

PUBLIKUAR

Persona të panjohur të entjen në mbrëmje kanë hedhur një mjet shpërthyes në shtëpinë e Drazhen Stojkoviqit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas policisë, në këtë sulm nuk kishte të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 21, transmeton lajmi.net.

Në atë moment, Stojkoviq ka qenë në shtëpi me gruan dhe katër fëmijët.

Shefi i operativës së Policisë së Kosovës, Zhelkjo Bojiq ka deklaruar për Tanjug se rasti është karakterizuar si cenim i sigurisë së përgjithshme.

Shtëpia e Drazhen Stojkoviqit, i cili është kryetar i këshillit komunal të Partisë Popullore serbe në Mitrovicë, ndodhet në rrugën “Luj Braja” në lagjen multientike të ashtuquajtur “Mëhalla e Boshnjakëve”.

Mbrëmë disa media raportuan se Stojkoviq i kishte folur Ramush Haradinajt gjatë vizitës së këtij të fundit në urën e lumit Ibër. Si shkak i hedhjes së bombës merret ky rast. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...