Policia konfirmon dëmtimin e pllakës në Grackë të Lipjanit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, ka konfirmuar dëmtimin e pllakës së viktimave serbe në fshatin Grackë e Vjetër në komunën e Lipjanit.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka thënë për lajmi.net se në orën 8 të mëngjesit kanë marr një informacion për dëmtim prone.

Ajo ka bërë të ditur se njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes.

“Në orën 8:00 kemi marr informata për dëmtim të pronës në fshatin Grackë të Lipjanit njësitë policore janë duke u marr me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Javë më parë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte vendosur lule në pllakën përkujtimore të viktimave serbe.

Ndërsa pas dëmtimit të kësaj pllake ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtic ka thënë se do ta vizatojë sot këtë vend./Lajmi.net/

 

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...