Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për mashtrim

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Mashtrim”.

Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe u bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me informata që mund të çojnë në identifikimin e tij.

Policia fton të gjithë ata që kanë njohuri për identitetin ose vendndodhjen e personit në fjalë që të kontaktojnë në numrin 192 ose përmes adresës elektronike [email protected].

 

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nga viti 2021 deri më sot, çmimet janë rritur rreth 34 për qind

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se çmimet në...

Kurti tregon me shifra për rritjen e shtesave të fëmijëve: Do të dyfishohen deri në fund të mandatit

Qeveria ka paraparë rritjen graduale të shtesave për fëmijë përgjatë mandatit të ri qeverisës,...

Kurti: Paga e 13-të në fillim të vitit, nga korriku i 2027 koeficienti i pagave rritet në 120 euro

Qeveria e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2027. Kryeministri Albin Kurti tha në një mbledhje...