Policia jep detaje të reja nga ngjarja tragjike në Lipjan, ku mbetën të vdekur tre persona

PUBLIKUAR

Policia në raportin 24-orësh, ka konfirmuar rastin duke dhënë edhe detaje të tjera. Ku thuhet se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja ndërsa gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë.

Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet.

Fsh. Rufc i Vjetër, Lipjan 28.07.2023 – 16:25. Raportohet se i dyshuari mashkull  kosovar ka vrarë bashkëshorten dhe djalin e tij e më pas ka kryer vetëvrasje. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet se janë përdorur në rast dhe 4 gëzhoja. Gjatë kontrollit në një dhomë të shtëpisë është gjetur dhe sekuestruar edhe një revole tjetër me dy fishekë. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë tërhequr nga zyrtarët e IML-së. Rasti vazhdon të hetohet.” thuhet ne raport.

SHIKO MË SHUMË

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku...

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...