Policia jep detaje për të miturën nga Lipjani që ra nga kati i pestë

PUBLIKUAR

Të shtunën është raportuar se një vajzë e mitur ka rënë nga kati i pestë i një ndërtese në Lipjan. Lidhur me këtë rast, policia ka dhënë detaje

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Lipjan, ndërkaq policia bën të ditur se ky rast po cilësohet si lëndim aksidental.

“Raportohet se viktima moshë e mitur femër  K/Shqiptare, aksidentalisht ka rënë nga kati i pestë i një objekti kolektiv të banimit”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë.

Bëhet e ditur se viktima fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në qendrën shëndetësorë-Lipjan,  e më pas dërgohet në trajtim të mëtejme mjekësor në QKUK, sipas mjekut kujdestar gjendja shëndetësore e viktimës është stabile./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...