Policia jep detaje për aksidentin në Lipjan, dy të lënduar dhe tri vetura të përfshira

PUBLIKUAR

Një aksident ka ndodhur sonte në fshatin Torinë, në rrugën Lipjan Magure, rreth orës 19:30

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka dhënë detaje për Gazetën Express lidhur me aksidentin, duke konfirmuar që në aksident të përfshira kanë qenë tri vetura, ku të lënduar kanë mbetur dy persona.

“Dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, përderisa janë shkaktuar dhe dëme materiale”, ka thënë ai.

Borovci ka thënë se me të marr thirrjen, njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

 

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...