Policia jep detaje për aksidentin Ferizaj-Prishtinë ku humbi jetën një person (Foto)

PUBLIKUAR

Në një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 22:06 minuta në magjistralen Ferizaj –Prishinë, ka humbur jetën një person

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media sqaron se rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë përballë depos ,,Elita”, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale,  SH.H. ( m/sh/k  37 vjeç),i cili  ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Prishtinë, për shkaqe ende të panjohura, kalon në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe godet disa automjete të parkuara në një auto sallon dhe pastaj duke u rrokullisur godet një objekt afarist , me ç’rast  ngasësi dhe dy pasagjerët  pësojnë lëndime dhe  nga mjeku në vendin e ngjarjes konstatohet se ngasësi SH.H. ka ndërruar jetë, ndërsa dy të lënduarit dërgohen në spitalin e Ferizajt për tretman mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit,i cili ishte në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.

SHIKO MË SHUMË

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...

Buja pas vërdiktit në Hagë: Ku është qeveria, parlamenti, dhe partia ime, kështu nuk mbrohet askush

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Shukri Buja ka ngritur disa pyetje pas verdiktit...